Serbi, Nikoliç s'njeh rezultatin dhe njofton protesta
BEOGRAD- Lideri i Partisë Progresiste opozitare serbe, Tomislav Nikoliç deklaroi sot se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, të zhvilluara më 6 maj, në Serbi.
''Nuk i njohim rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të publikuara nga Komisioni Elektoral i Republikës dhe i bëjmë thirrje popullit, që duke nisur që nesër të fillojnë protestat në të gjithë Serbinë'', deklaroi Nikoliç gjatë një konference për shtyp, pas një takimi të këshillit drejtues të partisë së tij.
''Një vendim përfundimtar për protesta në Beograd dhe një paraqitje eventuale në raundin e balotazhit presidencial, të parashikuar për më 20 maj, do të merret nesër'', theksoi Nikoliç.
Sipas rezultateve përfundimtare, të publikuara dy ditë parë nga Komisioni Elektoral i Serbisë, presidenti në largim Boris Tadiç ka arritur një fitore me një avantazh të lehtë në garën presidenciale, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare partia e Nikoliç ka arritur një nivel prej dy për qind më tepër se Partia Demokratike e Tadiçit.
(d.b/BalkanWeb)