Hidhet nga kati i 12 i riu nga Elbasani
Elbasan 24 dhjetor NOA-Nje i ri i moshes 25 vjecare ka vendosur ti jape fund jetes duke u hedhur nga kati i 12-te.
Kjo ngjarje ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e sotme ndersa ende nuk dihet identiteti i viktimes.
Ngjarja ka ndodhur afer qendres se qytetit ndersa mesohet se trupi i te riut nuk eshte levizur ende nga vendgjarja ndersa banoret e pranishem kane njoftuar menjehere policine.
Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po heton lidhur me vendimin e marre nga viktima.
Deri tani dy jane pistat e mundshme vetevrasje ose ndonje shtytje e mundshme.
Gjithsesi ende nuk eshte bere asgje zyrtare nga ana e policise.
a.y/NOA