E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasesi i viktimes ne Shkozet te Durresit

Durres 24 dhjetor NOA-Viktima e gjetur mengjesin e sotem ne Shkozet te Durresit tani e ka nje autor.

Astrit Piku quhet personi i cili dyshohet te kete vrare 42 vjecarin Krenar Mustafa pas grindjes mes tyre ku te dy si viktima dhe autori ishin ne gjendje te dehur.

Ndonese kane qene gure mjetet qe kane shkaktuar vdekjen e Mustafes ato kane mjaftuar per te shenuar nje bilanc tjeter te humbjes se jetes per motive te dobeta.

Viktima dhe i plagosuri rende u gjeten mengjesin e sotem nga kalimtare te rastit ishin ata qe denoncuan rastin.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›