Hidhet shorteu i festivalit te filmit

Pas pesë vitesh rikthehet edicioni i 13 i kinematografisë shqiptare eventi më i rëndësishëm i filmit, i cili këtë vit merr një domethënie më të veçantë pasi përkon me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Festivali Kombëtar i Filmit, pritet që ta kthejë Tiranën në qendër festive për kineastët shqiptare, Kosovar dhe Maqedonas si dhe për gjithë shqiptarët. Sipas Artan Minarollit, gara do të zhvillohet nga 3 deri me 9 nëntor. Me një kalendar tashmë të përcaktuar, pasi sapo është zhvilluar edhe hedhja e shorteut gara është konceptuar e ndarë në seksione.
Tek filmi me metrazh të gjatë do të konkurrojnë 15 prodhime vendase nga viti 2007 e deri ne 2012, kryesisht tituj të njohur e të parë nga publiku. Për përzgjedhjen e filmit fitues dhe aktorëve më të mirë do të ketë dy juri për t’i dhënë një fryme sa me ndërkombëtare festivalit te filmit, edhe përzgjedhja e jurisë do te jete, tre anëtarë të huaj, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova.
Rruga pedonale, e cila bashkon Teatrin Kombëtar dhe kinemanë aty pranë është vendi ku do te zhvillohet festivali.
Edhe pse ende te pakonfirmuar, organizatorët shprehen se presin të kenë te ftuar special ne këtë edicion te 13 te festivalit te filmit. Robert de Niro, Raul Bova ose Roberto Beninji janë tre nga emrat e kontaktuar.