E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Imuniteti te gjitha mundesite jane ne Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh besimin e saj se heqja e imunitetit mund dhe duhet të realizohet në Kuvend. Kjo me qëllim që të mund të përmbushet një nga kërkesat kyçe për statusin e vendit kandidat. Ishte sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ai i cili duke riapeluar në adresë të forcave parlamentare për të votuar heqjen e imunitetit, argumentoi qëndrimin zyrtar të kësaj partie në nisje të sesionit të ri parlamentar. “Ajo që kërkohet sot është imuniteti. Të mos e komplikojmë çështjen për ta larguar nga vëmendja. Ka një radhë dhe tani është imuniteti. Edhe PS të ofrojë kontributin e vet, kërkesat e tjera të PS të konsiderohen dhe gjykuar se sa janë në përputhje me interesat evropiane të vendit. Përgjegjësinë për mospërmbushjen e ka Kuvendi. 6 gushti ishte shans i humbur për imunitetin”, u shpreh Rama. Ndërkohë që Rama deklaroi dhe qëndrimin mbi organizimin e një referendumi mbi një çështje të tillë. “Referendumi, parë nga pikpamje kushtetutese është më se legjitime. LSI është shprehur se referendumi mund të jetë një institucion për të ftuar qytetarët për të dhënë mendimin e tyre. por referendumi nuk plotëson detyrimin në kohë. Nëse do ishte e mundur që referendumi të bëhej para tetorit dhe ne jemi dakort.  Por ekzistojnë mundësitë, të bëhet në Kuvend”, vuri në dukje Rama. 
Por nga ana tjetër, LSI e sheh të pavend debatin për ndryshimet kushtetuese sa i takon zgjedhjes së kryeprokurorit. 
“Debati për kryeprokurorin, Kushtetuta e përcakton se emërohet kryeprokurori. Ai nuk mund të jetë interesash partiake, LSI duke qenë një parti ka kredon e saj funksionimin e pavarur të institucioneve kushtetuese, nuk mund të jetë pjesë e këtij debate apo komenteve politike. atributin për të zgjedhur kryeprokurorin e ka Presidenti i Republikës. LSI është pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe do të bëjë përpjekje për konsolidimin e institucioneve kushtetuese”, nëvizoi Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›