Hidhet shorti/ Shqipëria “peshkon” sërish Poloninë, Kosova përballë…

Është hedhur shorti i Play Off-it për Botërorin 2026 ku Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre për fazën gjysmëfinale.
Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, një kombëtare e fortë por që e kemi mposhtur vitet e fundit, ndërsa Kosova do të ketë përballë Sllovakinë.
LEXO EDHE: Mund t’ia dalim/ Shqipëria vetëm dy fitore me Poloninë, e fundit për kualifikimin në “Euro 2024”
Shqipëria dhe Kosova do të duhet që ndeshjen e parë ta luajnë jashtë fushe.
Nëse kuqezinjtë kalojnë Poloninë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi. Ndërsa Dardanët nëse kalojnë Sllovakinë atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani
Sfidat gjysmëfinale do të luhen të enjten e 26 marsit, ndërsa finalet 5 ditë më vonë.
Stadiumet e finaleve
Grupi A
Italia/ Irlanda e Veriut – Uells/ Bosnja Hercegovin렠 (Finalja luhet në stadiumin e fituesit Uells-Bosnja Hercegovinë)
Grupi B
Ukraina/ Suedi – Polonia/ Shqipëri (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Ukrainë-Suedi)
Grupi C
Turqia/ Rumania – Sllovaki/ Kosova (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Sllovaki-Kosovë)
Grupi D
Danimarka/ Maqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë (Finalja luhet në stadiumin e fituesit e Çeki-Irlandë)

Gjithashtu, FIFA ka vendosur sa i përket përfaqësueseve që do të vijnë nga play off-i, se të gjitha ato që do të kualifikohen do të vendosen në vazon e katërt të fazës finale të Botërorit 2026, me shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.