E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i Champions League. Perplasje kampionesh

Inter do te luaje kunder Bajernit te Mynihut ne 1/16 e Liges se Kampioneve. Ky ka qene verdikti i shortit te hedhur ne Nion te Zvicres, i cili pervecese ka risjelle nje “deja-vu” te finales se fundit te Champions. Pas triumfit te zikalterve, te cilet fituan titullin kampion Evrope, gjermanet e drejtuar nga Louis Van gal kane mundesine me te mire per te marre revanshin per humbjen 2-0 ne finalen e “Santiago Bernabeu-t”.

Shorti i Liges se Kampioneve ka përcaktuar edhe përballjet e tjera te raundit te pare me eliminim direk te kompeticionit me te rendesishem te futbollit evropian per klube, ku spikat sfida mes Barcelones dhe Arsenalit. Dy skuadrat qe prodhojne futbollin me te bukur do te sfidohen ne kete raund te Champions, nderkohe qe ne ndeshjet e fundit spanjollet kane qene dominues ndaj anglezeve te drejtuar nga Arsene Venger.

Nje short me fat per dy skuadrat e tjera italiane Milan dhe Roma, qe kane eliminuar përballjet me skuadra te tjera gjigande te Evropes. Kuqezinjte do te luajne kunder anglezeve te Totenham, ndersa skuadra romane do te kete si kundërshtar ukrainasit e Shaktjor Doneck.

Reali i Madridit do te sfidoje ne 1/16 e Liges se Kampioneve, francezet e Olimpikut te Lionit. Nje short relativisht i lehte edhe per Manchester United dhe Chelsea qe do te perballer respektivisht me Olimpikun e Marsejes dhe Kopenhagen. Sfida tjeter e Champions do te zgjidhet mes Valencias dhe Shalke 04.

Ndeshjet e vajtjes ne kete raund te Liges se Kampioneve do te nisin me 15 shkurt. Ne Nion te Zvicres eshte hedhur dhe shorti qe ka percaktuar 16 perballjet e raundit te pare me eliminim direkt ne Ligen e Evropes, ku spikatin sfidat Sevilla- Porto, Benfika-Shtutgard dhe Napoli-Villareal. Ndeshjet e para ne kete raund te Liges se Evropes do te luhen me 17 shkurt.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›