E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti, ja kush do jetë pjesë e Kolegjit të ri Zgjedhor

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve, që do jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë ankesat zgjedhore për katër vitet e ardhshme.

Sipas KLD, në total kanë qenë 48 kandidatura nga gjykatësit e Apelit dhe janë përzgjedhur këto tetë emra: Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbon Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gjonovefa Gaba, Kriton Spahiu.

Kolegji Zgjedhor që i parapriu këtij, u akuza rëndshëm nga opozita socialiste për vendimet e dhëna. Po ashtu vendimet e tij u kritikuan edhe në raportin e OSBE/ODIHR.

Detyra e parë që do të ketë ky kolegj do të jetë shqyrtimi i një padie në lidhje me ndarjen e mandateve zgjedhore.

Opozita thotë se Kolegji Zgjedhor nuk e ka tagrin për të bërë ndarjen e mandateve zgjedhore. Sipas tyre, vetëm KQZ ka këtë të drejtë. Por KQZ ka dështuar në arritjen e një konsensusi për miratimin e hartës së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›