E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hidhet shorti në GJKKO. Etleva Deda, gjyqtare e seancës paraprake për dosjen “Veliaj”

Një ditë pasi dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u dërgua për gjykim, është hedhur shorti për gjyqtaren e seancës paraprake.

Etleva Deda do të vendosë brenda 10 ditësh nëse dosja që përfshin Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehur të tjerë do të kalojë ose jo në gjykim.

Nga ana tjetër, sistemi elektronik ka caktuar gjyqtaren Irena Gjoka për shqyrtimin në themel të dosjes “Buka” që lidhet me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati prej korrikut 2023, përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›