SHBA sanksione të reja kundër Houthis të Jemenit

Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione të reja ndaj Houthit të Jemenit, ku sipas administratës Trump ky ka rezultuar veprimi më i madh i Uashingtonit që synonte goditjen e grupit që mbështetet nga Iranit.
Departamenti i Thesarit i SHBA ka bërë të ditur në një deklaratë për mediat se do të vendosë sanksione ndaj 32 individëve dhe subjekteve, si dhe katër anijeve në përpjekje për të prishur operacionet e mbledhjes së fondeve Houthis, kontrabandës dhe sulmit.
Gjithashtu, sanksionet synojnë kontrabandistët e naftës dhe kompanitë e transportit të lidhura me Houthi.
Houthis kanë goditur tregtinë që nga fundi i vitit 2023 duke nisur qindra sulme me raketa ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke thënë se ata po shënjestronin anije të lidhura me Izraelin në solidaritet me palestinezët mbi luftën e Izraelit në Gazë.
Në maj, Presidenti Donald Trump njoftoi një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së me Houthis.
/rtsh.al/