E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Button pershendet bashkimin McLaren-Honda

Jenson Button shpreson se bashkimi i McLaren me Hondën (si furnizues motorësh për skuderinë britanike) do të rikthejë ditët e lavdishme të Ayrton Senna dhe Alain Prost.

McLaren njoftoi se duke nisur nga viti 2015 do të përdorë motorrët Honda për njëvendëshet e saj të Formulës 1, pasi japonezët zyrtarizuan kthimin e tyre në këtë sport pas gjashtë vitesh mungesë. Button tha për 'Daily Mail': "Jam rritur duke parë se si makinat McLaren-Honda fitonin pothuajse të gjitha garat duke luftuar me njëra-tjetrën. Jam shumë i emocionuar." Periudha e artë e McLaren-Honda ka qenë në vitet 1988-1991, me titujt e fituar nga Ayrton Senna dhe Alain Prost. Sidomos bie në sy viti 1988 kur Prost e Senna dominuan tërësisht sezonin duke fituar 15 nga 16 garat e tij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›