E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink: Ranieri është një xhentilmen i vërtetë

Londër - Trajneri i Çelsit, Gus Hidink, vlerëson maksimalisht rivalin e tij të radhës, Klaudio Ranierin. Holandezi shpreh respektin e tij maksimal për trajnerin e Juventusit në prag të ballafaqimit mes këtyre dy skuadrave. “Ranieri është një trajner me të vërtetë xhentilmen”, shprehet Gus Hidink.

“Do të preferoja të kasha më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë sfidë, por, kjo nuk ishte e mundur, -deklaron trajeri i Çelsit. Me këtë nuk dua të nxjerr pretekste. Juventusi? Është një skuadër e madhe, por, për fat të keq na u desh të përballeshim në këtë tur”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›