E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon samiti për energjinë bërthamore

Romë - Bisedimet mes presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, në kuadrin e një samiti dypalësh Francë-Itali, filluan sot në Romë dhe pritet të çojnë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për energjinë bërthamore. Dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje që përfshin të gjithë fushën, që nga kërkimi deri tek trajtimi i mbetjeve bërthamore.

"Takimi i Romës do të jetë një samit i rëndësishëm ku do të bëhen përparime të mëdha, sidomos në fushën e bashkëpunimit energjetik, veçanërisht në fushën bërthamore", deklaroi Nicolas Sarkozy, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen "La Stampa".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›