Hidink Siti me ka kerkuar prej kohesh
Sikur te mos mjaftonte gjithe presioni qe ka mbi shpatulla Gus Hidink ka menduar ti shtoje nje tjeter barre Mancinit duke pohuar se Mancester Siti ka dashur ta ule ne stolin e tij veren e shkuar. Kam pasur shume oferta. Kete vere Siti dhe Liverpuli kerkuan sherbimet e mia - tha trajneri holandez i Kombetares turke. Por nje lajm i tille eshte hedhur poshte nga drejtuesit e te kalterve. Shefi i komunikimit me mediat Viki Klos tha Nuk ka asgje te vertete ne kete mes.