E Shtunë, 31 Tetor 2026

Macet e Zeza turperojne elsin ne shtepi Arsenali fiton ndaj Evertonit

Pa Terrin dhe Aleks te demtuar ne mbrojtje Celsi zhgenjen. Nje paraqitje e tmerrshme e djemve te Ancelotit ka bere qe ata te munden keqazi nga macet e zeza 3-0 brenda ne Stamford Bridge duke rihapur dhe nje here luften per titullin e Premier Liges. Nje skuader inekzistente ne fushe i dha mundesi Onuohas qe te zhbllokonte rezultatin ne minuten e fundit te pjeses se pare pasi shmangu 3 mbrojtes blu. Do te mendonte Gian per te realizuar golin e sigurise me nje kombinim perfekt me Henderson. Kur vendasit u zgjuan ishte teper vone dhe djemte e Stiv Brus shenuan dhe golin e trete pas nje aksioni individual te Uelbek lojtar i dhene borxh nga Mancester Junajtid. Ky i fundit detyroi Ivanovic te bente nje ndeshje te tmerrshme. Serbi duhet ti falet kryesorit Foj qe nuk e nxori me te kuqe pas faullit ndaj talentit te Sanderlend. Tre gola ne fushen e tij Celsi kishte vite qe nuk pesonte. Madje gjate 13 javeve te ketij fillimsezoni ata ishin ndeshkuar vetem 5 here. Keshtu kampionet u japin fund shpresave per te thyer rekordin e tyre 10 ndeshje pa pesuar gol brenda. Nga ana tjeter ne takimin e dyte qe u zhvillua dje ne Premier Lige topcinjte e Vengerit arriten te marrin nje tripikesh me mjaft vlera ne fushen e veshtire te Evertonit duke iu afruar Celsit ne vetem 2 pike. Golat e Bakari Sanjase dhe kapitenit Fabregas mjaftuan per te mposhtur 2-1 skuadren e qytetit te Liverpulit brenda ne Goodison Park. Pas kesaj fitoreje Arsenali u rremben vendin e dyte djajve te kuq te Ferguson pasi ngjiten ne kuoten e 26 pikeve. Per nje pjese te mire te ketij triumfi londinezet duhet ti falen portierit Lukasz Fabianski i cili kreu nje sere pritjesh shpetimtare. Gjithsesi djemte e Dejvid Mojes vune ne dyshim rezultatin deri ne sekondat e fundit te ndeshjes pas golit te vonshem te Kahill. Ne fund Everton kontestoi ashper nje sere vendimesh te gjyqtarit Hauard Ueb i cili u fishkellye nga tifozeria vendase nuk ndeshkoi me karton te kuq Skilacin pasi shkaktoi faull si lojtar i fundit. Pritja e pare per Hauard erdhi ne minuten e 36-te kur ai grushtoi nje gjuajtje te Nasrise. Por topi perfundoi ne kembet e mbrojtesit te Arsenalit Sanja i cili me nje goditje potente nga nje kend shume i veshtire u dhuroi epersine miqve. Ky ishte goli i dyte i tij me fanellen e Arsenalit. Me kthimin nga dhomat e zhveshjes topcinjte zgjidhen shume shpejt gjithcka duke shenuar dhe golin e dyte. Ishte nje kundersulm i shpejte ku Shamak leshoi nje top ne qender per Fabregasin. Kapiteni me nje diagonale ne gjysmerrotullim mposhti per te dyten here gardianin anglez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›