Hidink vendos kapakun për kapitenin Xhon Terri
Londër - Gus Hidink i mbyll çdo rrugë Mançester Sitit për të marrë shërbimet e kapitenit të Çelsit, Xhon Terri. Arabët e Sitit i kanë ofruar 25 milion stërlina skuadrës së Çelsit për të lëshuar futbollistin Terri. Por, është vetë trajneri i londinezëve Gus Hidink që mohon çdo largim të Territ.
“Terri vlen më shumë se paratë e Mançester Sitit, -deklaron tekniku i Çelsit, Gus Hidink. -Çelsi ndjehet tepër krenar me një lojtar të tillë si Terri. Mendoj se kapiteni do të qëndrojë me Çelsin deri në fund të karrierës së tij”.