E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet një rrjet i gjerë pedofilie në internet

Vjenë - Një rrjet i gjerë pornografie infantile në internet, ku përfshihen më shumë se 1 000 persona ëhstë shkatërruar nga Policia Austriake në bashkëpunim me shërbime të tjera evropiane. Sipas AFP, në rastin e 189 personave në Austri, ndër të cilët mësues, hetuesit mundën të sillnin provën e shkëmbimit të materialeve pornografike, ku përfshiheshin minorenë. Hetimi po vazhdon në të kundërt për 97 të dyshuar të tjerë që jetojnë në vend. Shqyrtimi i një faqeje interneti kroate, mundësoi ndër të tjera të kapeshin 935 persona të tjerë të dyshuar se kanë marë pjesë në këtë rrjet fotografish dhe videosh të ndaluara, ku implikoheshin fëmijë. Hetuesit mundën gjithashtu të identifikonin 16 nga viktimat që shfaqeshin në filmat dhe fotografitë porno, fëmijë nga mosha 9-12 vjeç dhe me origjinë nga SHBA-ja dhe Paraguaji, citon AFP burime austriake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›