E Diel, 1 Nëntor 2026

Higjiena kryqëzon bizneset, rregulla të rrepta për librezat shëndetësore

Kriteret për lejet shëndetësore, libreza për të gjithë stafin, ekzaminimi te mjeku pneumolog e analizat për turbekulozin

Drejtoria e Shëndetit Publik, ka pezulluar shpërndarjen e librezave shëndetësore, nga inspektorët e saj për punonjësit e restoranteve, bareve, apo atyre që tregtojnë produkte te akulloreve. Mhill Gecaj drejtor i Shëndetit Publik ka deklaruar se me një udhëzim të posaçëm,

është ngritur një strukturë e re që do të merret me pajisjen e librezave shëndetësore, dhe nuk do të jetë me inspektorët që do ti shpërndajnë këto libreza duke shmangur kështu abuzimet që janë konstatuar. Unë kam ndërprerë në mënyrë të menjëhershme dhënien e librezave nga inspektorët. Është krijuar një zyrë e posaçme, pranë drejtorisë së shëndetit publik, ku funksionon me orar të plotë, çdo ditë, ku të gjithë subjektet do të paraqiten pranë kësaj zyre për tu pajisur me librezën shëndetësore", tha Mhill Gecaj. Drejtori i Shëndetit Publik shpjegon dhe disa nga pikat që duhet të plotësohen për tu pajisur me librezë shëndetësore. Sipas tij që të marrësh një librezë shëndetësore do të thotë që të kesh kryer disa ekzaminime, duke filluar që nga mjeku i familjes, aty ku personi ka kartelën personale.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›