E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka që duhet të dimë për tatuazhet e përkohshëm

Nuk i duroni dot aget, madje keni tmerr nga ato gjëra të hekurta që u futen në lëkurë? Por nga ana tjetër doni një tatuazh për ta pasur gjatë kohës së plazhit?


S'ka asnjë problem, për këtë punë janë tatuazhet që mund të hiqen. Ato u japin mundësinë për të mos ndier dhimbje dhe për të mund të ndryshuar dizenjon dhe në vend të asaj të vendosni në çdo kohë, diçka tjetër.


Sigurisht që kur ishim të vegjël i kemi përdorur të gjithë. I gjenim në patatina, apo në pako figurash dhe vraponim të lagnim krahun që më pas të hiqnim letrën dhe të shihnim nëse figra kishte dalë e gjitha, apo jo.


Ende sot gjërat nuk kanë ndryshuar. Ata më të vegjlit argëtohen duke mbushur krahët e tyre me personazhet e tyre të preferuara të kartonave. Winx, Gog...zana apo dragonj që ata pëlqejnë të cilat përfundojnë në krahët e vajzave, apo djemve.


Për të rriturit tatuazhet një përdorimshe janë hedhur në treg pikërisht nga pasarelat e modës ndërkombëtare. Channel i pari.

Pra të gjithë ne i përdorim pa problem, por nuk dimë saktësisht se çfarë karakteristikash kanë? Tatuazhet që hiqen, këta të gjeneratës së fundit, janë tepër elastikë dhe i përshtaten lëvizjeve të lëkurës sonë dhe nuk prishen lehtë dhe mund të rrijnë të ngjitur për javë të tëra pa u zbehur, apo pa u prishur.


Për ti hequr, pasi nuk u pëlqen më, apo nuk doni më tatuazh, është një gjë që mund të bëhet shumë thjesht. Mjafton një sfungjer, pak ujë, apo pak qumësht trupi.


Duhet theksuar fakti ama që disa prej tyre bëjnë njolla në lëkurë, pasi nëse i vini në kohën që jeni në plazh, lëkura në ato vende ku është tatuazhi do të mbetet e bardhë, sepse rrezet nuk depërtojnë dot aq thellë.
Në përgjithësi ka disa këshilla mbi zonat ku mund ti aplokoni.


Duhet të jeni të kujdesshëm tek pjesët më të irritueshme dhe të evitoni edhe pjesët që lagen më shpesh, ose që fërkohen mes tyre, pasi jetëgjatësia e tatuazhit do të linte shumë për të dëshiruar.


Këto tatuazhe nuk kanë ndërveprime të tjera dhe nuk paragjykohet asnjë zgjedhje, kështu që jeni të lirë të argëtoheni në çfarëdo lloj moshe!


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›