E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain: Dua të jem shënuesi më i mirë në La Liga


Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se ai është duke synuar të fitojë Këpucën e Artë në La Liga.

Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 5-1 ndaj Tenerife, duke çuar në 16 numrin e golave këtë sezon.

"Jam shumë i lumtur pasi jam afër për të qenë Pichichi (shënuesi kryesor) në La Liga. Për keqardhje ishte që një herë godita shtyllën, pasi dëshiroja të shënoj hat-trick", ka thënë Higuain, i cili është vetëm një gol prapa dy liderëve, yllit të Barcelonës, Lionel Messi, dhe atij të Valencias, David Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›