Zidane: Falje Materazzit? Më mirë të vdes

Zinedine Zidane i rikthehet sërish episodit të goditjes më kokë ndaj Marco Materazzit në finalen e botërorit në Gjermani, në 2006-ën. Në një intervistë për "El Pais", ish futbollisti francez ka përjashtuar kategorikisht hipotezën për t'i kërkuar ndjesë mbrojtësit të Interit.
Kurrë, edhe sikur të vdisja", ka thënë Zidane. "Sigurisht që e qortoj veprimin", ka vijuar ish futbollisti i Juventusit, "por të kërkoj falje, do të thotë të pranoj se ajo që bëri ai ishte nornale. Dhe për mua nuk ishte normale. Nëna ime ishte e sëmurë, ishte në një moment të vështirë. Zizou më pas ka thënë " i kërkoj ndjesë futbollit, tifozëve dhe skuadrës. Po ati nuk mundem. Kurrë, kurrë. Do të thotë të çnderohem. Preferoj më mirë të vdes".