Hije skandali në Ballsh! Ku do të përfundojnë 100 mijë ton naftë bruto?
Tiranë- Pas publikimit të lajmit mbi nxjerrjen në ankand të një sasie prej 100 mijë ton nafte bruto, e cila ka një vlerë të përfërt me 52 milion dollarë, një lexues i gazetës IDEA, cili pohon se është punonjës i vjetër i industrisë së naftës, ngre pikëpyetje të mëdha lidhur me fatin e kësaj nafte.
Përmes një reagimi publik ai thotë se kjo naftë nuk dihet ku do të përfundojë pasi edhe më parë ajo nuk është përpunuar në Ballsh por autobotet vetëm sa kanë ardhur në Kombinatin e Ballshit dhe janë larguar sërish, pa u perpunuar.
Ishte pikërisht kjo naftë që prodhoi skandalin e madh të naftës vergine, e cila në vend që të përpunohej, regjistrohej sikur ishte eksportuar, por as nuk eksportohej dhe hidhej në tregun e naftës në vend, duke u përzjerrë me naftë importi e duke shkatërruar e dëmtuar makinat e qytetarëve që e blinin për naftë të përpunuar në pikat e shitjes me çmime skandaloze.
Ja letra e specialistet të naftës:
Pershendetje gazeta IDEA. Lidhur me lajmin e publikuar per nxjerrjen ne shitje te 100 mije toneve nafte, doja tju kujtoje se edhe ARMO KUR ESHTE PRIVATIZUAR, I ESHTE LENE GJENDJE PLOT 70 MILION EURO PRODUKTE DHE NENPRODUKTE TE PERPUNUARA, REZART TACIT! NGA 128 MILION EURO (blerja) - 70 MILION EURO(qe iu la gjendje)=58 MILION EURO ESHTE SHIFRA E SAKTE E BLERJES SE ARMO! DHE KETO EURO NUK U PAGUAN KURRE, DUKE U MBULUAR ME PAS SI INVESTIME PUBLIKE NGA SHTETI! E NJEJTA GJE PO NDODH EDHE NE ALBPETROL! KUSH E MERR KETE NAFTE??? KU E PERPUNON AI QE DO E MARRI KETE NAFTE??? PASI Kombinati i Perpunimit te Thelle te Naftes 1 MUAJ NE VIT PUNON! PRA NE 4 VJET KJO KA PUNUAR 4 MUAJ! ESHTE THENE EDHE ME PARE PER TENDERA TE NAFTES, POR KU SHKON KJO NAFTE! SEPSE AJO VETEM SA VJEN NE BALLSH ME AUTOBOTE, DHE IKEN SERISH ME AUTOBOTE! NUK PERPUNOHET! TE NGRIHET OPOZITA DHE MOS TE RIJE SI BUFE!