E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina zgjohet në terr informativ. Media greke grevë për kushtet e punës

Greqi- Athina është zgjuar sot në një heshtje totale mediatike teksa sindikatat që përfaqësojnë gazetarët dhe stafin teknik në kanalet televizive dhe radiot greke po mbajnë sot nëj grevë 24 orëshe që ka nisur që në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm, për të protestuar të ashtuquajturin “Çmontim” të rregullores së punës, raporton “Ekathimerini”.

Sindikatat e gazetarëve janë gjithashtu duke protestuar një vendim të botuesve për të mosnënshkruar kontrata kolektive me punonjësit e tyre.

Gjatë ditës së sotme nuk do të transmetohet asnjë edicion lajmesh dhe asnjë emision informativ, nuk do të jepet asnjë deklaratë për shtyp dhe gazetarët nuk do të marrin pjesë në asnjë konference, intervistë apo takim politik.

Pas krizes më të madhe ekonomike që ka pllakosur vendin prej vitit 2009 sektori mediatik ka pësuar një goditje të fuqishme sidomos me mbylljen e disa gazetave të mëdha si Apogjevmatini, Eletherotipia dhe versioni i të përditshëm i gazetes “To Vima”, ndërsa me shumë se 1.000 gazetarë kanë humbur punën nga mbyllja e televizionit privat ALTER dhe reduktimi i vendeve të punës në kanalet e tjera televizive të vendit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›