Hijet e së shkuarës kthehen në Liban (FOTO)
Dita e zisë kombëtare në Libi është prishur pasi në vend shpërthyen protesta një ditë pas shpërthimit të një makine bombë në kryeqytetin Bejrut.
Mes të vrarëve ishte edhe një drejtues i shërbimit të inteligjencës, Wissam al- Hassan, që ishte i afërt me opozitën anti- siriane.
Sipas BBC, protestuesit kanë bllokuar rrugët në Bejrut dhe qytetet të tjera.
Opozita fajëson Damaskun për sulmin e së premtes.
Kryeministri Najib Mikati ofroi dorëheqjen e tij, por presidenti Michel Suleiman i kërkoi atij që të qëndrojë për hir të interesit kombëtar. Kryeministri tha se shpërthimi ka lidhje me konfliktin civil në Siri.
Zyrtarët thanë të premten vonë se shpërthimi i bombës ka lënë tre të vdekur dhe jo tetë sa ishte deklaruar në fillim.
Shpërthimi ndodhi në një rrugë të populluar në lagjen e populluar nga të krishterët, Ashrafiya.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e këtij sulmit.
Shënjestra njihej si i afërt me opozitën e Saad Hariri, një kritik i zëshëm i qeverisë së Sirisë.
Tensionet në Liban janë rritur si rezultat i konfliktit në Siri.
Hijet e konfliktit civil të së shkuarës janë kthyer në Liban, ndërkohë që Siria po kërkon të tërheqë një tjetër vend në konflikt.








