E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton ben thirrje per lufte ndaj korrupsionit

Ne diten nderkombetare anti-korrupsion sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka apeluar per lufte me te madhe ndaj ketij fenomeni.
Ne fjalimin e mbajtur ne Uashington Sekretarja amerikane tha se muajin e kaluar udheheqesit e G20 miratuan nje Plan Veprimi Anti-Korrupsion zbatimi i se cilit kerkon bashkepunim.
Zbatimi i ketij plani do te kerkoje perpjekjet bashkepunuese mes partnereve tane ne G20 sektorit privat si edhe organizatave te shoqerise civile. Pjesemarrja e ekonomive ne rritje ne G20 ka rendesi te vecante teksa ato hedhin themelet per breza te perkushtuar ndaj rritjes dhe begatise se qendrueshme shtoi Klinton.
Sipas saj Shtetet e Bashkuara kane bere hapa te rendesishme gjate vitit te kaluar per te vene ne zbatim ligjet anti-korrupsion.
Kete vit edhe Shtetet Pale te Konventes se OKB-se kunder Korrupsionit UNCAC nisen procesin e rishikimit te zbatimit te traktatit. Shtetet e Bashkuara jane krenare qe jane nder vendet e para qe po kryejne nje rishikim te tille dhe presim me kenaqesi te punojme me partneret tane ne procesin e UNCAC per ta perkthyer kete perkushtim per crrenjosjen e korrupsionit nga nje premtim ne praktike shtoi me tej Klinton.
Sekretarja amerikane e shtetit theksoi se Korrupsioni zmbraps rritjen ekonomike dhe demton besimin tek demokracia .
Korrupsioni zmbraps rritjen ekonomike demton besimin tek demokracia dhe promovon nje kulture ryshfeti dhe pandeshkueshmerie qe minon aftesine per te funksionuar ne boten tone te nderlidhur. Cdo vend ka nje rol per te luajtur teksa punojme per te cuar perpara axhenden tone te perbashket anti-korrupsion dhe per te institucionalizuar standardet me te larta per transparencen. Se bashku ne mund te sigurojme integritetin e tregjeve tona te permiresojme institucionet tona qeverisese dhe te rrisim shanset dhe begatine per te gjithe qytetaret tane theksoi Klinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›