Rusia kerkon pergjigje nga NATO-ja

Moska po kerkon shpjegime nga NATO-ja pas publikimit te dokumentave te diplomacise amerikane ku flitej per plane sekrete per ngritjen e nje strukture rajonale mbrojtje per vendet balltike dhe Polonine.
Vendimi sipas dokumentave te nxjerra nga WikiLeaks-i ishte marre pas luftes se vitit 2008 mes Rusise e Gjeorgjise. Vendet fqinje me Rusine aktualisht anetare te NATO-s ishin te shqetesuara per synimet e Rusise.
Shefi i diplomacise ruse Sergei Lavrov tha se Moska ka te drejte ti kete pergjigjet lidhur me ato cfare shkruhet ne dokumentat e nxjerra nga WikiLeaks.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se Aleanca nuk i komenton informacionet e nxjerra ne dokumentat e publikuara nga WikiLeaks-i. Rasmusen theksoi se NATO-ja nuk e shikon Rusine si kercenim.