E Diel, 1 Nëntor 2026

Hilari Klinton viziton sot Kosoven

Autoritetet ne Kosove kane deklaruar se kane bere te gjitha pergatitjet per te pritur sekretaren amerikane te shtetit Hillari Klinton. Rruget jane stolisur me flamuj amerikan dhe te Kosoves si dhe me fotografi te medha te sekretares se shtetit.

Policia ka deklaruar se jane marre te gjitha masat per sigurine gjate kesaj vizite qe vleresohet me rendesi te vecante per proceset neper te cilat po kalon Kosova. Analistet thone se kjo vizite deshmon se Kosova eshte nder perparesite e diplomacise amerikane.

Ashtu si edhe gjate vizites ne Beograd sekretarja amerikane e shtetit Klinton pritet te diskutoje me autoritetet ne Prishtine edhe per bisedimet e ardhshme te paralajmeruara ndermjet Kosoves dhe Serbise bisedime keto qe do te duhej te conin ne zbutjen e problemeve qe sipas saj jane te veshtira per tu zgjidhur.

Sekretarja Klinton do te takoje zotin Krasniqi kryeministrin Hashim Thaci dhe ministrin e jashtem te Kosoves Skender Hyseni. Ajo planifikon te vizoje edhe komunen e re me shumice serbe te Gracanices dhe perfaqesues te shoqerise civile grave dhe femijeve.

Vizita e saj vleresohet shume e rendesishme per shkak te rolit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne te gjitha proceset neper te cilat ka kaluar Kosova. Ky rol shihet i pazevendesueshem edhe ne proceset e ardhme politike ne Kosoves dhe permbushjen e aspiratave te saj per integrimet euro atlantike.

Shtetet e Bashkuara jane mbeshtetesit me te fuqishem te pavaresise se Kosoves te shpallur ne shkurt te vitit 2008. Deri tani 70 vende te botes e kane pranuar pavaresine e shtetit te ri e cila kundershtohet ashper nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Vizita e zonjes Klinton eshte vizita e dyte e nje rangu te larte te zyrtareve amerikan pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne maj te vitit 2009 Kosoven e pati vizituar nenpresidenti amerikan Xho Biden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›