E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti evropian miraton heqjen e vizave per Shqiperine

Parlamenti Europian votoi sot ne shumice derrmuese ne favor te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake qe duan te udhetojne ne zonen Schengen. Vendimi i Parlamentit Europian u prit me entuziasem ne Tirane ku autoritetet me te larta shteterore dhe politike e cilesuan si nje vendim historik.

Me 538 vota pro dhe vetem 47 kunder dhe 41 abstenime procesi i liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake mori mbeshtetjen e parlamentit europian. Gjithshka ka zgjatur shume shkurt. Nje nderhyrje e raporteres per eshtjen e vizave Tanja Fajon sipas se ciles te dy vendet meritonin heqjen e vizave dhe me pas hedhja ne vote.

Raporterja Fajon pak me vone doli ne nje konference shtypi ku deklaroi se te dy vendet jane teknikisht gati dhe se nuk ka ndonje arsye qe ndonje prej vendeve anetare te bllokonte procesin.

Ne Shqiperi votimi i parlamentit europian u ndoq direkt nga deputetet shqiptare. Pak minuta me vone presidenti Bamir Topi do te ishte i pari qe do te jepte vleresimin e tij Me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin historik i cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij pefaqesuese.

Po ashtu edhe kryeministri Sali Berisha me tone entuziaste tha se sot te gjithe shqiptaret duhet te ndjehen krenare Data 7 tetor e vitit 2010 dita ne te cilen Parlamenti Europian votoi per heqjen e vizave per shqiptaret do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne udhen e tij te mundimshme shekullore drejt Europes

Per kryeministrin vendimi i sotem ishte nje votbesim per reformat e ndermmara nga qeveria tha ai per luften kunder krimit dhe korrupsionit per realizimin e pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit dhe instalimin e pajisjeve me moderene per kontrollin e kufijve. Medyshjet e shfaqura nga ndonje vend anetar vecanerisht Franca kane bere qe kryeministri edhe nje here sot te deklaroje se Shqiperia eshte e gatshme te ofroje te gjithe garancite Qeveria shqiptare eshte e gatshme te permbushe cdo detyrim qe rrjedh nga ky proces dhe te vendose te gjitha format me te pershtatshme te bashkepunimit me secilin vend anetar ne menyre qe procesi i heqjes se perkohshme te vizave per shqiptaret te mos krijoje as edhe shqetesimin me te vogel per vendet anetare te BE-se.

Vendimi i parlamentit europian u pershendet sot edhe nga kryetari i opozites Edi Rama i cili e cilesoi si nje dite te bukur per Shqiperine dhe shqiptaret eshte nje dite e shume pritur prej tyre dh jo dita e politikes e cila e vonoi kaq shume ate tha zoti Rama Levizja e tyre e lire eshte nje projekt europian dhe nje vullnet europian dhe se cdo rrahje gjoksi para ekraneve ketu ne Tirane per perfshirjen e Shqiperise ne harten e Europes pa viza eshte thjesht qesharake. Sidomos pas kaq shume vitesh vonese e mbetjesh vjeshte pas vjeshte ne klase jo per faj te Europes e as me pak te popullit shqiptar.

Tani Shqiperia dhe Bosnja mbeten ne pritje vetem te vendimit te ministrave te brendshem te vendeve anetare te cilet pritet ta shqyrtojne kete eshtje ne mbledhjen e tyre te 8-9 nentorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›