E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillari Klinton megazetaret Kosovaka mbeshtetjen time

PRISHTINE- Kosova do te kete mbeshtetjen time pasi jam shume e perkushtuar per kete vend. Keshtu u shpreh sekretarja Amerikane e shtetit Hillari Klinton ne vijim te vizites se saj ne Prishtine. Ne nje bisede me gazetaret Klinton tha se integrimi i Kosoves eshte me interes te vecante dhe se te rinjte e ketij vendi kane celesat e se ardhmes ne dore.

I gjithe rajoni sipas saj ka nje mundesi per ti dhene Evropes nje shembull nje rajon i qendrueshem ku te gjithe do te jetojne bashkerisht pavaresisht te kaluares dhe perkatesise se tyre.

Jam e kenaqur qe vij ne Prishtine si sekretare e shtetit. Shoh qe Kosova po perparon. Po punoni per zhvillim ekonomik duke privatizuar ndermarrjet shteterore si energjine dhe sherbimet telekomunikuese. Duhet permiresuar sherbimet per qytetaret. Jam shume e kenaqur qe jeni te fokusuar per intergimin evropian. Sapo takova serbet nga komunat e tyre dhe biseduam si te ndryshojme jeten e tyre. Do te kete nje dialog te rendesishem per Kosoven dhe Serbine. Pa Ballkanin nuk mund te kete evrope te kompletuar keto jane disa nga fjalet qe sapo ka thene Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ne debatin e hapur me gazetaret qe po mbahet ne Biblioteken Kombetare te Kosoves ne Prishtine.

Klinton permendi edhe ceshjten e veriut te Kosoves duke theksuar se statusi i veriut eshte i zgjidhur dhe beri thirrje qe njerezit ne kete pjese duhet te integrohen. Sekretarja amerikane e Shtetit beri thirrje qe dialogu mes Prishtines dhe Beogradit te nise sa me pare ne menyre qe te diskutohet edhe per kufirin e perbashket mes dy vendeve.

Sekretarja amerikane e shtetit HillarI Klinton vizitoi gjithashtu edhe Manastirin e Gracanices ku zhvilloi nje takim te vecante me peshkopin Teodosije. Takimi u mbajt ne ndertesen e Kuvendit Komunal te Gracanices. Klinton tha se lideret serbe qe bashkepunojne me institucionet e Kosoves duhet te mbeshteten ne menyre aktive. SHBA-te mbeshtesin lideret ne cdo nivel qe punojne per nje Kosove te bashkuar dhe demokratike tha Sekretarja Klinton.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›