Pritje e ngrohte VIDEO
Prishtine 13 Tetor 2010 NOA/RFE Albana Isufi - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton eshte pritur ngrohte ne Prishtine.
Qyteti i zbukuruar me flamuj amerikane dhe shteterore si dhe panote me fotografine e zonjes Clinton i kane uruar mireseardhje Sekretares amerikane e cila ne Aeroportin e Prishtines arriti pak para mesdites.
Ajo u prit ne aeroport nga ministri i Jashtem Skender Hyseni ndersa u nderua nga Garda Ceremoniale e Forces se Sigurise se Kosoves.
Ndalesa e pare e zonjes Clinton edhe pse e paparalajmeruar ishte te statuja e bashkeshortit te saj ish-presidentit Bill Clinton ne bulevardin qe mban po ashtu emrin e tij.
Zonja Clinton pershendeti masen qe e duartrokiste ndersa qendroi shkurtne dyqanin afer statujes qe mban emrin e saj - Hillary. Qytetare te shumte priten me ore te tera edhe para nderteses se Kuvendit te Kosoves qe ta shohin zonjen Clinton e cila duke dale nga ndertesa pershendeti me dore masen e tubuar.
Qytetaret e emocionuar...
Mendushe Curri eshte nje nga qytetaret qe
priti nje kohe te gjate per ta pare zonjen Clinton. Kemi dale ta presim zonjen
e madhe Hillary Clinton. Na kane shpetuar nga kthetrat e barbarit normalisht.
I kemi shume borxh. Asnjehere smund ti dalim nga haku. Pritja eshte me e
pakta qe mund te bejme. Por zemra e cdo shqiptari e di se sa e do tha Curri.
Disa nga qytetaret thane se ende i ruajne imazhet e vizites se zonjes Clinton
ne kampet e refugjateve ne Maqedoni ne kohen kur me shume se nje milion
kosovare ishin deportuar nga Kosova. Shqiptaret e Kosoves ia atribuojne meritat
kryesore per clirim presidentit Bill Clinton por duke mos harruar edhe
ish-zonjen e pare Hillary Clinton. Nje grua e moshuar Sanije Tahiri u shpreh
keshtu per familjen Clinton Ata kane bere shume. Na ekane liruar
Kosoven.
Duke mbajtur nje pano me mbishkrimin Faleminderit familja Clinton-
Faleminderit Amerike Nexhmedin Llapashtica nga Prishtina i permendi dy arsye
pse ka dale ta prese zonjen Clinton.
Une kam dale me qellim qe te bind SHBA-te dhe familjen Clinton sei nderojmei
duam dhe duam ti respektojme gjithnje. Kerkesa ime dalja ime ketu eshte
vetem per nje arsye Ti bind qe mos te na lene vetem. Mos ti lene vetem
shqiptaret ne Kosove dhe gjithkund. Jemi miq familja Clinton mos na lini
vetemu shprehLlapashtica.
swfobject.embedSWFhttp//www.youtube.com/v/qeHqGstCJpAavreloaded03002409.0.28/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf falsewmodeopaquebgcolorFFFFFFidpavreloaded0styleclassallvideos
Prishtine
Gjate tere vizites se saj zonja Clinton eshte percjelle nga njesia elite e motoristeve te Policise se Kosoves ndersa prani e shtuar e masave te sigurise eshte pare kudo ne kryeqytet sikurse edhe ne vendet neper te cilat ka kaluar zonja Clinton. Zyrtaret e Policise se Kosoves deklaruan se i kane marre te gjitha masat per te siguruar nje ambient te qete me rastin e kesaj vizite. Zyrtarja per informim ne Policine e Kosoves Sabrie Kamberi beri te ditur se per kete vizite eshte hartuar nje plan i vecante.
shte pergatitur plani operativ nga Policia e Kosoves me konkretisht nga shtylla operative. Jane bere te gjitha pergatitjet per pritjen e zonjes Clinton. Ne edhe me heret kemi pasur vizita te personaliteteve te nivelit cfare eshte kjo vizite e sotme dhe vertet jane realizuar ne menyren me te mire te mundshme. Presim qe edhe kesaj radhe te realizohet plani sipas asaj qe eshte parapare ne menyren me te mire te mundshme tha Kamberi. Kosoven e ka vizituar majin e vitit te kaluar nenpresidenti amerikan Joe Biden te cilit po ashtu i qe rezervuar nje pritje e ngrohte si nga udheheqesit e Kosoves ashtu edhe nga qytetaret.