E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton emërohet Ministre e Jashtme

Uashington - Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton është emëruar si Ministrja e Jashtme e SHBA-së. 61 vjeçarja mori këtë post pas miratimit të saj nga senati. Gjatë votimit për konfirmimin e saj, 94 senatorë votuan pro dhe 2 kundër. Presidenti Barack Obama për shkak të një gabimi të vogël gjatë marrjes së postit të tij si president bëri për të dytën herë betimin. Sipas zyrës presidenciale në Uashington, Obama gjatë ceremonisë zyrtare të martën kishte thënë një fjalë në vend të gabuar në formulën e betimit.

Një senator i vetëm, republikani Xhon Kornin i shtetit Teksas bëri që konfirmimi të vonohej 1 ditë, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me përgjigjet e zonjës Klinton rreth fondacionit bamirës të burrit të saj Bill Klinton.

Ish Presidenti Klinton drejton një organizatë të quajtur Fondacioni Klinton. Senatori Kornin kërkoi gjatë seancave që zonja Klinton të forconte masat mbikqyrëse ndaj përpjekjeve të ish presidentit për të grumbulluar fonde për të mos lejuar që qeveritë e vendeve të tjera të përpiqen të ndikojnë mbi politikën amerikane përmes donacioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›