Gjermania sërish në krizë, rritet papunësia
Berlin - Ekonomia gjermani po përjeton sërish një përkeqësim të theksuar. Sipas Ministrit Federal të Ekonomisë, Michael Glos pritet që nga fillimi i vitit dhe deri në fund një rënie të thellë të ekonomisë në Gjermani. Në raportin vjetor të vitit thuhet se prodhimi social bruto i vendit për periudhën kohore mes muajit prill dhe qershor, përkundër tremujorit të parë, për herë të parë qysh prej një viti, përsëri do të rritet.Glos u shpreh se për vitin 2009 llogaritet një rënie e përgjithshme e zhvillimit të ekonomisë në 2,25 %. Kjo është edhe rënia më e rëndë e ekonomisë qysh prej ekzistencës së Republikës Federale. Ndërkohë, situata paraqitet e vështirë edhe për punonjësit, numri I të cilëve pritet të shkurtohet me 3.5 milion vende pune.
Qeveria e kancelares Angela Merkel shpreson se paketa me stimuj fiskal në vlerë 65 miliardë dollarë do t'i japë shtytje ekonomisë përsëri - por disa ekspertë thonë se shpenzimet plotësuese në projekte të infrastrukturës dhe shkurtime modeste të taksave nuk do të mjaftojnë për të parandaluar një recesion të gjatë e të thellë.