E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton hap adresen ne twitter

Brenda tre orësh ka mbledhur më shumë se 100 mijë ndjekës. Ky është rekordi i debutimit në rrjetin social tuiter të ish sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton. Tuitter do të jetë dhe një nga lementet kyce të kandidaturës së saj të mundshme për në Shtëpinë e Bardhë në 2016-ën. Edhe pse popullariteti i saj është në rënie në krahasim me muajin shkurt kur u largua nga administrata Obama. Ajo e përshkruan veten si një bashëkshorte, nënë, avokate dhe aktiviste për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Gjithashtu si zonja e parë e Arkansas, zonja e parë e shteteve të bashkuara të amerikës, senatore, sekretare e shtetit, shkrimtare, pronare e një qeni dhe shumë gjëra të tjera, vijon profili i saj. Ndërsa vetë Klinton ndjek në Tuiter vetëm bashkëshortin e saj Bill, vajzën Çelsi dhe fondacionin e ish presidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›