Hillary Clinton kërkon të dalë nga hija
Hillary Clinton, në pozicionin e sekretares së Shtetit, iu afrua podiumit për të folur përpara audiencës së Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë në Uashington. Gjithçka ishte përgatitur siç duhej, madje më mirë siç duhej dhe të krijohej ideja se bëhej fjalë për një fjalim elektoral. Në sallë ndodheshin akademikë, emra të mëdhenj të medias, biznesmenë, nga ata që bëjnë diferencën në financat dhe ekonominë botërore, me pak fjalë aty ndodheshin "elitarët", të ftuar e bërë bashkë për të dëgjuar fjalimin e shumëpritur të sekretares së Shtetit. Por vendet e para ishin rezervuar për nëpunësit dhe ndihmësit e Hillary-t. Muajt e fundit, në fakt, kanë qenë pikërisht ata që kanë kryer një pjesë të madhe të punës në Departamentin e Shtetit. Kështu Richard Holbrooke, i caktuar me detyrën e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë në Afganistan dhe Pakistan, ka qenë në lëvizje gjatë gjithë kohës në rajonet e tensionuara. Dhe Holbrooke është një njeri trupmadh, me një ego të jashtëzakonshme. Por dy ditë më parë qëndronte i heshtur dhe i bindur para shefes së tij me pamjen e një nxënësi shkolle para mësueses. Për sa i përket fjalimit të Hillary Clinton-it, ai nuk ishte një fjalim i zakonshëm, por ishte "vetë fjalimi". Pas 6 muajsh në detyrë kishte ardhur koha që të mbante një fjalim kyç. "Zonja sekretare kërkon që të prezantojë vizionin e saj për politikën e jashtme", deklaroi para fjalimit zëdhënësja e sekretares. Dikush në Uashington e komentoi këtë fjalim më shumë si shenjë e Clinton-it për t‘u dëgjuar dhe për t‘iu imponuar Shtëpisë së Bardhë, duke qenë se edhe nga media etiketohet si një "sekretare e dobët". Kjo sepse shpesh ajo nuk është marrë me vete nga Obama në udhëtimet e rëndësishme që ai ka pasur jashtë vendit. Shtypi madje e vuri re edhe faktin që njerëzit dëgjuan të flitej për Hillary-n vetëm kur doli lajmi se ajo kishte thyer krahun. Qëllimi i fjalimit ishte se ajo tashmë do të kërkonte një rol më të madh në administratë. Fjalimi 34-minutësh përfshiu një territor të madh gjeografik, duke filluar me Iranin, e vazhdar me botën arabe e vendet të tjera. Sipas Clinton "ne kemi nevojë për një mendësi të re për mënyrën e përdorimit të pushtetit". Ishte një program i tërë për politikën e jashtme i prezantuar bukur. As vetë Presidenti nuk do t‘ia kishte dalë dot më mirë. Vetëm se pati një problem: askush, përveç "elitës" së mbledhur në sallë nuk po e ndiqte fjalimin e Hillary-t. Ndërsa ajo fliste, kanalet televizive kanë preferuar të transmetojnë të tjera gjëra. Kështu
disa kanale televizive ishin lidhur drejtpërsëdrejti me konferencën për shtyp në lidhje me vrasjen e prindërve të 17 fëmijëve. Kanale të tjera raportonin konfirmimin e kandidates së Obamës për në Gjykatën Supreme, Sonia Sotomayor. E së fundi vetë Obama kishte dalë para kamerave, në të njëjtën orë që Hillary mbante fjalimin, për të folur për planet e tij për reformën shëndetësore. E çuditshme që ai e kishte gjykuar se pikërisht atë ditë dhe atë orë ishte momenti i duhur për t‘u folur amerikanëve për të rejat e fundit për reformën dhe këtë e bëri në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga disa mjekë dhe infermiere. Si përfundim, televizionet zgjodhën për të pasqyruar Obamën, jo Clinton. Për pak çaste, të gjithëve mund t‘u jenë rikujtuar betejat e një viti më parë për kandidimin presidencial kur Obama dhe Clinton ishin rivalë. Kjo mund ta ketë bërë Hillary-n të ndihet shumë keq. Të mendosh se për fjalimin ajo u përgatit tetë javë rresht dhe ndihmësit e saj të marrëdhënieve me publikun e konsideruan si një fillim të ofensivës për më shumë pushtet dhe rol në Shtëpinë e Bardhë. Po ndërsa fjalimi nuk u transmetua drejtpërsëdrejti në TV, europianët duhet pa tjetër që ta gjejnë dhe ta dëgjojnë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë. Shumë diplomatë europianë mendojnë se Clinton është më pranë Europës se Obama, sepse ajo e njeh më mirë këtë kontinent, pas viteve të gjata të kaluara në Shtëpinë e Bardhë dhe sepse Obama nuk ka shumë durim për ritet e vjetruara të partneritetit transatlantik.
Clinton është më e durueshme me Europën, e megjithatë ajo ngulmoi: "Ne jemi njëherazi kombe transatlantike dhe transpaqësore dhe kjo do të thotë që nuk ka më shumë kuptim të adaptohen konceptet e pushtetit të shekullit të 19, apo strategjitë për balanca pushteti që u përdorën gjatë shekullit të kaluar".
Këto fjalë përfshijnë tashmë jo vetëm dy kontinentet, por të gjithë hartën e botës. Po kush mund ta ndihmojë SHBA-në më shumë në përpjekjen e saj globale? Ku ndodhen rreziqet më të mëdha? Sipas fjalimit të Clinton duket se edhe vetë departamenti që ajo drejton, është në kërkim të këtyre përgjigjeve dhe ndërsa kërkon, fokusi i saj nuk është në Europë. Për sa i përket fjalimit, Clinton është treguar me të një politikane e vërtetë. Ajo e përmendi Obamën tetë herë, duke e cilësuar si "Presidentin e duhur". Megjithatë, pas këtij hapi, që më shumë se gjithçka është një veprim marrëdhëniesh me publikun, ajo do të analizojë me nge ndikimin e tij, që ka shumë të ngjarë të mos ketë qenë aspak ai i dëshiruar dhe sigurisht pas kësaj do të vazhdojë të luftojë për më shumë ndikim.