Michaëlle Jean, Mbretëresha e vogël
Gjithçka ka ndodhur në Rankin Inlet, një fshat i vogël me pakicë inuitësh, që shtrihet në gjirin e Hudsonit, në veri të Kanadasë. Në fund të muajit maj, kur termometri shënonte -6 gradë Celsius dhe dëbora sapo kish nisur të shkrinte, gjiri ishte ende i ngrirë. Në lokalin më të madh të fshatit po zhvillohej një banket i organizuar nga kryeplaku dhe ishin ftuar 2300 banorë, mes tyre edhe 400 të bardhë. Në këto raste, njerëzit ulen kudo, madje edhe përtokë dhe ushqimi u shërbehet në karton. Ose hanë në këmbë pranë tavolinave të mbushura me lloje të ndryshme supash, sallatash dhe ëmbëlsirash.
Tashmë atmosfera në sallën e lokalit është ndezur. Disa gjuetarë hynë me dy foka të mëdha të cilat sapo i kanë vrarë. Kur i shtrinë përdhe dy gra inuite, filluan të prisnin me thika mishin e dy fokave për t‘ua shpërndarë të gjithë të ftuarve. "Mund ta provoj edhe unë?", pyet një grua zezake, që më pas e kollofiti sa hap e mbyll sytë. "Është i mrekullueshëm", tha ajo duke iu drejtuar së bijës dhe bashkëshortit që e shihnin gjithë habi, ndërkohë që një fotograf dhe një kameraman fiksonin skenën.
E ftuara e Elisabetës II
E ftuara e nderit në festën e Rankain Inlet ishte guvernatorja e përgjithshme, Michaëlle Jean, përfaqësuese e Mbretëreshës Elisabeta II në Kanada (një nga monarkitë e Komonuelthit) si dhe kryetarja e shtetit. Mëngjesin para se të zhvillohej banketi ajo u kish treguar studentëve të Rankin Inlet se kishte emigruar nga Haiti në Kuebek së bashku me familjen dhe motrën kur ishte 11 vjeçe. Jeta si refugjatë politikë nuk kishte qenë e lehtë dhe vetëm shkollimi e kishte lejuar të ecte përpara.
Pasi kishte studiuar italisht në universitet, filloi punë në televizionin publik kanadez. Gjatë asaj kohe Michaëlle pati mundësi të bënte shumë intervista dhe kërkime mbi problemet sociale. Sot është e martuar dhe ka adoptuar dy vajza me origjinë haitiane.
Që nga qershori i vitit 2005, kur u emërua guvernatore e përgjithshme, Jean nuk ka preferuar të flasë për veten. Por pas banketit të Rankin Inlet, Shoqata për Mbrojtjen Kafshëve e ka akuzuar se i ka bërë kanadezët të duken si njerëz të egër. Sipas saj ajo ka dhënë një provë konkrete 20 ditë pas vendimit të Parlamentit Europian për të ndaluar të gjitha produktet që vijnë nga fokat. Europarlamentarët kanë dashur të protestojnë kundër gjuetisë së fokave, sepse e gjykonin si të pështirë.
Jean është mbrojtur duke thënë se ishte një gjest i thjeshtë pa ndonjë nënkuptim në një moment gëzimi. Guvernatoria e ka vlerësuar gjithmonë kulturën e inuitëve, të cilët gjuajnë prej shekujsh foka, por duke i respektuar të gjitha rregullat e ambientit dhe kafshëve. Mishi i fokës është ushqimi i tyre i preferuar, ndërkohë që lëkurën e përdorin për t‘u veshur. Banorët e Nunavut, një etni politike e krijuar në vitin 1999 për t‘u dhënë inuitëve një Parlament, edhe pse pa asnjë të drejtë, kanë mbetur shumë të kënaqur nga gjithë ky respekt i papritur.
Gjatë udhëtimit të fundit në këtë territor të pafund (2 milionë kilometra katrorë ku jetojnë 31 mijë banorë), Jean është përpjekur të shfaqë të gjitha cilësitë e saj. "Guvernatori i përgjithshëm, shpjegon ajo, është një autoritet moral shumë i kujdesshëm ndaj qytetarëve dhe duhet t‘i përmbushë të gjitha detyrimet që i ka besuar qeveria federale kanadeze. Nuk duhet të përjashtojë askënd, madje as Mbretëreshën e Anglisë".
Në veri të Kanadasë, gërmimet për nxjerrjen e mineraleve (një territor i pasur me ar, diamant, hekur, nikel, bakër dhe uranium), po shtohen.
Në mbledhjet publike ku Jean ka marrë pjesë është shfaqur dëshpërimi i thellë i këtij populli, që në 50 vjet ka kaluar nga banesat eskimeze te shtëpitë e sajuara të sjella nga jugu, nga qentë me slitë te motoslitat, nga gurët që përdoreshin si sinjalistikë në tundër tek interneti. Gjatë 50 viteve të fundit njerëzit e bardhë janë përpjekur t‘i nxjerrin jashtë loje inuitët, madje filluan t‘u vrisnin edhe qentë e slitës. Shumë familje inuite u dërguan të jetonin shumë kilometra larg njëra-tjetrës, në Resolute dhe Grise Fjord, pranë Polit të Veriut, për të ndaluar sovranitetin kanadez mbi këto toka. "Keni shumë të drejtë të jeni të zemëruar dhe e çmoj durimin tuaj", u ka thënë guvernatorja.
Deri në fund të viteve ‘70, të rinjtë inuitë ishin të detyruar të studionin në kolegjet e qyteteve jugore dhe e kishin të ndaluar të flisnin gjuhën e tyre. Ata kishin të drejtë të ktheheshin në shtëpi vetëm gjatë pushimeve verore, edhe pse keqtrajtoheshin, poshtëroheshin dhe dhunoheshin. Qeveria e Otauas u angazhua të zhdëmtonte viktimat, por këta persona u privuan të njihnin historinë e tyre, prindërit dhe gjyshërit e vërtetë. "U përpoqën të na riprogramonin", thotë Sheila Watt-Cloutier, ish- presidentja e Këshillit të Rrethit Polar të Inuitëve.
Alkooli dhe vrasjet kanë shkatërruar shumë familje. Mes të rinjve këto fenomene kanë arritur shifra rekord: nga viti 1999 deri në 2003-shin në Nunavut kanë vrarë veten 120 persona çdo 100000 banorë, një përqindje 11 herë më e lartë se ajo e pjesës tjetër të Kanadasë.
Të rinjtë e zemëruar
Në vitin 2007 në Kugluktuk, një fshat me 1300 banorë, 200 të rinj inuitë protestuan për t‘u kërkuar prindërve të mos pinin alkool, të mos drogoheshin dhe të mos vriteshin. Protesta pati një lloj efekti dhe shitja e pijeve alkoolike filloi të ulej. Fshatra të tjera ndoqën shembullin e Kunglutkusë dhe dhuna është pakësuar. "Keni thyer ligjin e heshtjes dhe të indiferencës", u ka thënë Jean inuitëve. "Kanadaja duhet t‘i njohë problemet tuaja, sepse në fund të fundit edhe ju jeni pjesë e këtij vendi". Sipas saj inuitët duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre.
Gjatë vizitave në veri, ajo e ka cilësuar shkollën si faktor zhvillimi: fëmijët nën moshën 15 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë të komuniteteve nordike, ku tashmë çdo fshat ka në dispozicion një shkollë fillore dhe tetëvjeçare. Ndër të tjera, Jean kërkon të ndërtojë një universitet në Arktik, si "Tromso" në Norvegji, por Kryeministri konservator Stephen Harper ka bërë të ditur se ndërtimi i një universiteti nuk është parësor.
Megjithatë, "mbretëresha e vogël", një nofkë që Jean nuk i pëlqen shumë, ka premtuar që zëri i veriut do të dëgjohet në të gjithë vendin dhe i ka ftuar inuitët të shprehin opinionet e tyre në një faqe që i shoqi ka hapur në internet. Vëmendja e saj ndaj "gojëmbyllurve" nuk limitohet vetëm në Kanada. Gjatë vizitës së fundit zyrtare në Republikën Çeke u takua me romët, ndërsa në Bordeuks, Francë, mori pjesë në një takim me emigrantët e lagjes së varfër të Saint-Michel. Deri në përfundim të mandatit, Jean i duhet dhe një vit. Me siguri do të ketë raste të tjera për të treguar cilësitë e saj.
Biografia
Michaëlle Jean ka lindur më 6 shtator të vitit 1957 në Port-au-Price në Haiti. Në vitin 1968 emigroi me familjen në Kanada. Pas diplomimit, filloi të studionte italisht në Universitetin e Montrealit gjatë viteve 1984-‘86. Në 1988-ën punoi për Radio-Kanadanë. Në vitin 2004 drejtoi emisionin "Michaëlle" në televizionin publik të CBC-së. Më 27 shtator të 2005-ës u emërua guvernatoria e përgjithshme e Kanadasë.