E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilton bëhet DJ

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 08:46

Pasanikja Paris Hilton është bërë DJ.

Trashëgimtarja e disa hoteleve, që ka kaluar disa muaj duke qëndruar në pushime në Ibicë dhe Majorkë, ka thënë se është mësuar t’i rrotullojë pak edhe pllakat dhe se tani mund të bëhet edhe DJ, shkruan të dielën gazeta britanike “Mail”.

Hilton ka qëndruar për më shumë se një muaj në hotelin me pesë yje Ushuaia dhe ka punuar shumë në një studio. Në sesionin e saj të fundit, ajo ka postuar për shokët e saj në Twitter, “Ushtrimet ishin argëtuese”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›