Rihanna ishte në Prishtinë

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 09:06
E beson njeri se Rihanna ka qenë në Kosovë? Epo tashmë duhet ta besoni, sepse ajo ka ardhur në Prishtinë në kohën kur nuk ishte edhe aq e famshme.
Sipas faqes franceze “Rue66”, thuhet se ylli i muzikës ka qëndruar në Kosovë para se të bëhej një yll i vërtetë. Rihanna ka ardhur në Kosovë nga një agjenci modelesh, me ftesën e një stilisti flokësh nga Kosova.
Stilisti në fjalë kishte organizuar një “Walk” në Prishtinë, transmeton gazeta Tema, por aty nuk përmendet fare viti, ndonëse sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për vitet e pasluftës, kur Rihanna sigurisht nuk ka pasur më shumë se 16-18 vjeç.