Himara, Prokuroria rëndoi dorën

Duke shprehur keqardhjen e tij per vdekjen e Gumes, avokati penalist Mirash Martini, si jurist thote se per ngjarjen ne fjale duhet folur me fakte dhe prova.
“E kam pare vendngjarjen ne televizion dhe mendoj se atyre iu eshte dhene nje akuze me e rende se sa eshte ngjarja me synim per t’ju pershtatur opinionit”, thekson ai. Ne emer te provave flet edhe avokati tjeter, Alban Bengasi.
“E rendesishme eshte mbledhja e te gjitha fakteve qe do sherbejne per te vertetuar ngjarjen”, deklaron Bengasi. Per akuzen e vrasjes me dashje te himariotit Guma ndodhet ne paraburgim 20 vjecari Ilir Muka. Nderkohe qe Endrit Salataj po mbahet ne burg pa afat per dhenien e ndihmes per largim nga vendi i krimit te autorit.
Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri, jane nen masen e 20 diteve burg dhe Juxhin Mustafaraj 15 dite burg. Ndersa per dy te rinjte e tjere Dijon Bushi dhe Fabjon Jahjaj gjykata dha masen e detyrimit me paraqitje perballe garancise pasurore te vendosur nga familja.