E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha anulon konferencën e shtypit që paralajmëroi për nesër

Në të vërtetë, Berisha do të jetë nesër në Korçë, pasi do të marrë pjesë në inaugurimin e një fabrike birre, objekt i ndërtuar dhe vënë në punë në fakt, disa vite më parë

Tiranë, 19 gusht 2010 NOA Kryeministri Sali Berisha anulon për të dytën herë në pak javë një konferencë për shtyp të paralajmëruar.

Burime zyrtare nga kabineti qeveritar konfirmuan se kryeministri nuk do ta zhvillojë konferencën për shtyp që ishte njoftuar se do të zhvillohej ditën e nesërme (e Premte), rreth orës 13:00 në ambientet e ish-Kampit të Punëtorëve në Korçë.

Në të vërtetë, Berisha do të jetë nesër në Korçë, pasi do të marrë pjesë në inaugurimin e një fabrike birre, objekt i ndërtuar dhe vënë në punë në fakt, disa vite më parë.

Megjithëse ishte paralajmëruar se pas inaugurimit të orës 12.00, Kryeministrit Sali Berisha do të shkonte në mjediset e ish-Kampit të Punëtorëve në Korçë, kjo nuk do të ndodhë dhe zyrtarisht, kabineti kryeministror nuk dha asnjë shpjegim.

Ky është anulimi i dytë i një konference për shtyp.

Edhe pas aksidentit të rëndë të Pukës, kabineti njoftoi një konferencë për shtyp por ajo nuk u zhvillua, gjithsesi zëdhënësja doli para mediave dhe njoftoi shpalljen e zisë kombëtare.

r.n/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›