E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara çel sezonin turistik, Goro: Më shumë vëmendje ushqimit

himaraHimara- Himara ka çelur dje zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti. Sheshi kryesor është mbushur nga qytetarë të ndryshëm, si vendas ashtu edhe turistë të shumtë.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Jorgo Goro ka thënë se pritet që të ketë një numër të madh turistësh këtë vit, ku përveç atij detar vëmendja do ti kushtohet edhe turizmit kulinar, ku vëmendje do i jepet edhe gatimit.

Në çeljen e këtij sezoni është mbajtur një panair me ushqime tradicionale të zonës, por u zhvilluan dhe disa aktivitete sportive apo koncerte. Aktivitet zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes ku morën pjesë shumë persona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›