E Diel, 1 Nëntor 2026

Himara dhe Dhërmiu zhyten në terr, perlat turistike pa energji prej 20 ditësh

Himarë- Himara prej 10 ditësh po vuan mungesën e plotë të energjisë elektrike teksa banorët bëjnë thirrje për zgjidhje të situatës që sipas tyre është alarmante.

Banorët e qytezës bregdetare thonë se në këtë ditë të ftohta dimri mungesa e energjisë është e patolerueshme pasi ata janë pagues të rregullt të CEZ shpërndarje.

Po ashtu bizneset e Himarës deklarojnë se po u prishet malli për shkak të mungesës së energjise e të tjerë janë në prag të falimentit.

Ndërkohë mungesën e energjisë elektrike po e vuajnë edhe fshatrat e qytetit bregdetar dhe mësohet se Dhërmiu ka mbi 20 ditë pa energjie elektrike. Autoritet lokale bëjnë thirrje për ndërhyrje të shteti, pasi situata nuk po merr zgjidhje.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›