Koreja e Veriut sfidon paralajmërimet, lëshon raketën me rreze të gjatë
Kore e Veriut- Koreja e Veriut ka nisur me sukses një raketë me rreze të gjatë duke sfiduar paralajmërimet ndërkombëtare.
Raketa u nis në 09:49 me orën lokale (00:49 GMT), e duket se ka ndjekur trajektoren e saj të planifikuar, me faza rënieje në zonat e pritshme.
Koreja e Veriut thotë se një satelit ka qenë vendosur në orbitë; amerikanët konfirmuan se një objekt ishte vënë në hapësirë.
Korea e Jugut, SHBA-të dhe Japonia kanë dënuar nisjen si maskim i provës të testimit të tekonologjisë së raketave me rreze të gjatë. Një rezolutë e OKB-së u miratua në qershor 2009, pas testit të dytë bërthamor të Koresë së Veriut, Pyongyang mbi raketat balistike.
SHBA-të e quajtën atë një “akt tejet provokues që kërcënon sigurinë rajonale”, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun tha se ishte një “shkelje e qartë” e rezolutës së OKB-së.
Japonia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Raportet sugjeruan se kjo mund të ndodhë më vonë të mërkurën.
Uashingtoni dhe aleatët e tij thonë se kundërshtojnë testet e raketave të ndaluara për shkak se teknologjia themelore është e njëjtë. Koreja e Veriut besohet të jetë duke punuar në zhvillimin e një rakete me rreze të gjatë të aftë për të arritur në bregdetin perëndimor të SHBA-ve.
Kombi i mbyllur komunist ka kryer edhe dy teste bërthamore, në vitin 2006 dhe 2009. Bisedimet ndërkombëtare për t’i dhënë fund ambicieve të saj bërthamore janë zvarritur për disa vjet.
Dorina Bilbili/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: