Himarë, banorët bllokojnë sërish rrugën, rradhë
Kjo ka bërë që radha e automjeteve të shtohet që presin për të kaluar. Radha e automjeteve është bërë disa kilometra.
Duket se beteja e këtyre banorëve me policinë shqiptare po vijon. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Zhbllokohet pas shumë orësh aksi Vlorë-Sarandë
Himarë(11:33) – Pas shumë orësh, rruga Vlorë-Sarandë është zhbllokuar duke i dhënë fund makthit të dhjetëra udhëtarëve që ishin bllokuar dhe kanë kaluar natën jashtë në makinat e tyre.
Zhbllokimi është bërë nga policia pas negociatave me banorët. Rruga është hapur nga vetë banorët, të cilët i kanë vënë kushte policisë për të plotësuar disa kërkesa.
Sipas banorëve, nëse kërkesat nuk do të zbatohen, që jo zyrtarisht thuhet se kanë lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ata do të bllokojnë sërish rrugën.
Aksi nacional Vlorë-Sarandë u bllokua në orën 22:00 të mbrëmjes së shkuar, pas vrasjes me aksident të një 35-vjeçari, pas grindjes që ky i fundit kishte pasur me dy të rinj nga Vlora. Shkak i grindjes ishin bërë bisedat atdhetare, pasi 35-vjeçari himarjot kishte deklaruar se Himara është greke.