M. Siti, Balotelli pritet të kalojë vizitën mjekësore
Balotelli, i cili dje mbushi 20-vjeç, ka qene prioritet i merkatos për ish-trajnerin e Interit, Roberto Mançini, aktualisht trajner i Mançester Sitit.
Mediat angleze shkruajnë se pas negociatave të shumta klubet gjetën akordin për 26 milionë euro plus
bonuset, me anë të të cilave Interi mund të përfitojë mbi 30 milionë euro.
Vetë Balotelli citohet nga mediat italiane të ketë thënë se” unë e di ku do të luaj, por nuk dua të flas për këtë. Nuk thashë që do të shkoj tek Siti, thashë që e di se çfarë do të ndodhë”. Më tej mediat italiane shkruajnë se ka shumë mundësi që Mario te ketë folur me agjentin e tij para deklaratës ku ti ketë thënë se Interi është gati të zhbllokojë tratativat duke ulur çmimin.
Nëse merr Balotellin numri i sulmuesve tek Siti shkon ne shtatë, pas Carlos Tevez, Craig Bellamy, Roque Santa Cruz, Jô, Robinho e Emmanuel Adebayor.