Himarë, ndërtimet pa leje, Rama: Ligj për vijën bregdetare
HIMARË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, pas tryezës për cështjet e pronësisë në qytetin e Himarës, tha se ka ardhur koha që të jepet zgjidhjes konfliktit të pronësisë në bregdetin shqiptar, ndërkohë shprehu angazhimin e opozitës për hartimin e ligjit për vijën bregdetare të Shqipërisë.
“Do ta cminojmë bregdetin nga konfliktet e pronesiseë. Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës. Angazhimi ynë: Do bëjmë Ligjin e Vijës Bregdetare. Do ngremë Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit. Do ndalim barbarinë e rilindim bukurinë e tij”,- komentoi Rama në Twitter.
Rama denoncoi edhe ndërtimet pa leje duke thënë se: “Kapitulli 22 vjet i gjate katrahure ligjore mbi token bregdetare,ndertime kuturu e shemtim kudo ku ve dore njeriu,do mbyllet perfundimisht! Bregdeti po dhunohet e demtohet perdite,por ka ende kohe per sherim e rilindje te shijes estetike te te pareve tane ne ndertimet turistike”,- theksoi Rama.
(el.m/BalkanWeb)