Gara presidenciale, Kuvendi përgatitet për nisjen e procedurave
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë përgatitet këtë javë për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ndërsa mandati i Presidentit aktual, Bamir Topi, përfundon më 24 korrik 2012.
Rregullorja parlamentare (neni 109) përcakton se Presidenti i Republikës zgjidhet në përputhje me nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, me votim të fshehtë dhe pa debat. Konferenca e Kryetarëve cakton datën e kryerjes së votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit.
Ndërkohë, komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare, sipas afatit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Sipas këtij neni, Presidenti i Republikës "zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni".
Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të kushtetutës në prill 2008, në raundin e pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset parardhëse Kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota.
"Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se 3/5 pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit", thuhet në Kushtetutë.
Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja kur edhe pas këtij votimi asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas dështimit të votimit të katërt nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re. Zgjedhjet e reja parlamentare zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij dhe Kuvendi i ri e zgjedh Presidentin e Republikës që në fillim me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
(el.me/BalkanWeb)