E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himarë, përkujtohet vdekja e Aristotel Gumës. Ngrihet bust për të

Në Himarë është përkujtuar sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Aristotel Gumës, vdekja aksidentale e të cilit zgjoi polemika etnike si nga shteti grek, ashtu edhe nga minoriteti grek në Shqipëri. 35-vjeçari Aristotel Guma apo Aristidh Guma u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një aksidenti me motor në një rrugë në afërsi të Himarës.

Ceremonia përkujtimore në një vjetorin e Aristotel Gumës ka kaluar qetësisht, ku familjarët, të afërm e të ftuar kanë kryer ritet përkujtuese, duke u ndalur më pas në kishë. Në ambientet e jashtme të kësaj të fundit është parë edhe busti i tij, veshur me flamurin grek. Familjarët kanë preferuar ti rrinë larg mediave, ndërsa sipas të ftuarve ceremonitë do të vijojnë me përurimin e bustit.

Disa ditë më parë, Këshilli Bashkiak ka refuzuar kërkesën e OMONIA-s për ta vendosur atë në një hapësirë publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›