E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipertensioni arterial, mjekët apel për matjen

TIRANË- Në prag të Ditës Botërore të Hipertensionit, mjekët apelojnë për matjen e vazhdueshme të tij dhe mbajtjen nën kontroll të parametrave. Hipertensioni arterial është bërë një fenomen shqetësues për shëndetin publik në botë, por dhe në vendin tonë. 

Hipertensioni arterial, apo tensioni i lartë i gjakut, është një gjendje patologjike, sëmundje kronike e përhapur në Shqipëri, varësisht nga mosha, por kryesisht haset në moshat e avancuara. Sipas mjekëve, kjo është e lidhur ngushtësisht edhe me shkallën e vdekshmërisë.

Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri është grupi i sëmundjeve që lidhen me grupin e qarkullimit të gjakut, që prekin zemrën, si miokardi, etj, apo që prekin dhe enët e gjakut të trurit, etj, që janë të lidhura dhe me presionin e lartë të gjakut.

Ndërkohë, ka disa faktorë që të çojnë tek dyshimi që ke vlera të shtuara apo jo të presionit arterial. Obezët, konsumuesit e duhanit, personat me dietë të çekuilibruar, të pasur me yndyrna, personat që bëjnë jetë sedentare kanë më shumë gjasa të kenë tendencë për presion të lartë të hipertensionit arterial.

Sipas të dhënave të Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri 2008-2009, një në pesë femra (20 për qind) dhe 28 për qind e meshkujve në Shqipëri janë të klasifikuar me hipertension.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›