Qeliza embrionale per te luftuar virusin HIV

Qelizat embrionale jane si blloqe ndertimi te trupit. Jane qeliza mostra qe mund te zhvillohen ne llojet e tjera qelizash me nje funksion te caktuar. Shume shkencetare besojne se qelizat embrionale jane shpresa e madhe ne trajtimin per nje sere semundjesh dhe disa prova ne laborator kane qene te sukseshme. Tani shkencetaret shpresojne te fillojne prova klinike me njerez duke perdorur qelizat embrionale te modifikuara gjenetikisht per te luftuar virusin HIV qe shkakton Siden. Shpresat e tyre mbeshteten tek provat e suksesshme me virusin HIV-te tek minj ne laborator.
Terapia me qeliza embrionale siguron krijimin e qelizave te reja qe zevendesojne indet dhe qelizat e semura. Ne Kaliforni ne Institutin per permiresimin e trajtimeve Joseph Anderson eshte duke eksperimentuar nje terapi me qelize embrionale kunder infeksionit HIV. Deri tani ai ka eksperimentuar me minj - duke zevendesuar sistemin e tyre imunitar me qeliza te modifikuara embrionale me nje kombinim te trefishte te gjeneve rezistente ndaj virusit HIV.
Gjate eksperimentit u arrit te bllokohet infeksioni HIV duke mbajtur nje sistem imunitar normal tek minj edhe pse virusi ishte ende atje. Qelizat rezistente kane qene ne gjendje te mbajne nje nivel normal te imunitetit dhe te ruajne nje sistem funksional imunitar.
Doktor Anderson thote se kjo jep shpresa per nje kure per njerezit qe jane te infektuar me HIV dhe qe kane nje sistem te dobet imunitar. Ai thote se qelizat embrionale te modifikuara gjenetikisht mund ti ndihmojne keta paciente te kene nje sistem imunitar normal permes rezistences gjenetike ashtu si ne rastin e minjve.
Shkencetaret qe punojne ne kete projekt thone se kjo menyre trajtimi mund te behet menyra e vetme e sakte per kurimin perfundimisht te personave te prekur nga virusi HIV. Ata shpresojne se qelizat emrionale te modifikuara do te arrijne te permiresojne plotesisht sistemin imunitar ndaj virusit - duke bere te mundur qe pacientet me SIDA te mos kene me nevoje per marrjen e barnave anti-virusale.