Hipotekimi Bashkia Mos bini pre e seksereve

Bashkia e Tiranës, tërhoqi vëmendjen sot përmes zëdhënëses se saj Anila Bisha, për qytetarët që të mos paguajnë rryshfet për të përshpejtuar procesin e hipotekimit të banesave.
Reagimi erdhi, pas identifikimit të një gruaje, që prezantohej si punonjëse e bashkisë dhe kërkonte para për të ndërmjetesuar.
"Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga qytetarët, ku mësohet se persona të caktuar po abuzojnë duke u prezantuar, si punonjës të bashkisë dhe duke u kërkuar para qytetarëve për hipotekimin e banesave.Rastet e denoncuara vijnë nga njësia bashkiake numër 6, në kryeqytet, ku një zonjë e prezantuar si punonjëse e bashkisë, ka kërkuar një pagesë prej 2 mijë lekësh, për t'iu përshpejtuar procesin e hipotekimit. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje qytetarëve, të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve pasi ligji dhe vetëm ligji do të jetë orientimi i Bashkisë së Tiranës, në punën e saj dhe jo sekserët", tha Bisha.
Sipas zëdhënëses, Bashkia e Tiranës ka ndjekur rrugën ligjore, duke i përcjellë materialet për rastet në fjalë pranë policisë dhe Prokurorisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Taksat, Rama si Obama
Kryetari i Partisë Socialiste, në një fjalë të gjatë prezantuese të projektprogramit bazë të kësaj force politike, e vuri theksin te një sërë pikash, përmes të cilave do të synohet lehtësimi i jetesës së shqiptarëve. Tradhtarët e Partisë Socialiste
Artan Mullaj - Në prag të Kongresit, Partia Socialiste është shumë pranë betejës së re me vetveten. Me kostume dhe me kollare të kuqe, të zgjedhurit socialistë anembanë vendit do të delegohen në të vetmin pallat simbol të bashkimeve vullnetare, që është Pallati i Kongreseve. Fermerët shqiptarë mbrohen duke i bërë kompetitivë në tregun global
Mustafa Nano - Debati për TVSH-në është i thjeshtë, elementar, i qartë e i kuptueshëm nga të gjithë. KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Maxhoranca rrëzoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kandidaturën e Sali Shehut, të propozuar nga presidenti për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me pretendimin se nuk përmbush kriteret ligjore. Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se është koha që të lihen mënjanë mosmarrëveshjet dhe partitë të bashkëpunojnë.
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Taksat, Rama si Obama
Referendumi, reagime të forta në Greqi